• |
ide | kryesore

1612 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën edhe 32 viktima nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1.612 raste pozitive. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 13.953 mostrave.

Shifra prej 1,612 i bie që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Në 24-orëshin paraprak, 2.460 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26.524.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 862.000 vaksina kundër koronavirusit. Në total, 291.645 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza./REL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *