• |
ide | kryesore

Fanella e Inter, tre sponsor për 30 milionë euro në sezon: 85 milionë euro të tjera nga Digitalbits

-Instant, Sport



Marrëveshja e fundit e sponsorizimit, që i shtohet lëvizjeve të tjera të klubit milanez, ka bërë që objektivi të konsiderohet i arritur: bilanci i merkatos, pagat e reduktuara, sponsorët e fanellave, gjithcka sipas asaj që ishte vendosur, duke e mbajtur ekipin konkurrues, pavarësisht shitjeve të mëdha të Romelu Lukakut dhe Achraff Hakimit, falë injektimeve të goditura dhe teknikisht të rëndësishme.

KOMUNIKATA E INTER
“FC Internazionale Milano, klubi Kampion i Italisë 2020/2021, dhe Zytara Labs njoftuan sot se të dy kompanitë kanë nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare të partneritetit tregtar me vlerë 85 milionë euro, me mbështetjen e Fondacionit DigitalBits. Ky partneritet do të mbështesë vullnetin e Inter për t’u hapur ndaj një publiku gjithnjë e më digjital, për të arritur objektivat globale dhe grupmoshat e ndryshme, dhe për t’u vendosur si një ikonë e kulturës, inovacionit, si dhe e sportit. Si pjesë e këtij partneriteti, DigitalBits bëhet Official Global Cryptocurrency dhe Zytara bëhet Official Global Digital Banking Partner i Interit. Ky partneritet global që kombinon inovacionin dhe financat, pasqyron dëshirën e Interit për të mishëruar vlerat e qytetit të Milanos, frymën e tij ndërkombëtare dhe një preferencë për inovacionin dhe ndryshimin “.

Puna e madhe verore e drejtuesve të Interit, duke filluar në radhë të parë nga Marotta e Antonello e deri te drejtori sportiv Ausilio, ka nisur me lëvizjet në merkato që kanë sjellë një bilanc pozitiv prej +124.5 milionë euro e kanë përfunduar sot nga pikëpamja komerciale me njoftimin të sponsorizimit të ri të fanellës së re, me Digitalbits, një partner i ri me të cilin klubi zikaltër ka lidhur një marrëveshje shumëvjeçare për vlerën e 85 milionë euro. Një partneritet që, së bashku me ato të përcaktuara me parë të Socios.com dhe Lenovo, sjell shumën totale të sponsorizimeve të fanellave përtej 30 milionë euro në sezon, që ishin edhe objektivi i vendosur pas përfundimit të marrëdhënies me Pirellin që zgjati për 26 vjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *