• |
ide | kryesore

“I kishim sugjeruar të vaksinohej, ishte i vetmi që nuk donte”: Xhaka me Covid, humb edhe ndeshjen me Italinë

-Instant, Sport



Pas pozitivitetit në Covid të gjetur mbrëmjen e djeshme, lojtari shqiptar i Arsenalit dhe Zvicrës, Granit Xhaka është futur në izolim dhe pasi humbi ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë me Greqinë, ai gjithashtu do të humbasë edhe ndeshjen e së dielës kundër Italisë.

“Ai është një lojtar i pavaksinuar. Ne e lëmë secilin lojtar të vendosë vetë për këtë çështje, është një vendim personal i secilit lojtar, ashtu si çdo person tjetër në Zvicër. Ne i rekomanduam të gjithëve që të vaksinoheshin, ai vendosi vetë, “shpjegoi Adrian Arnold, zëdhënës i ekipit kombëtar, për RSI, televizionin zviceran. “Nuk është e nevojshme që pjesa tjetër e ekipit të jetë në karantinë sepse të gjithë janë të vaksinuar dhe kanë kartën e gjelbër, Xhaka ishte i vetmi i pavaksinuar në këtë ekspeditë,” përfundon Arnold.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *