• |
ide | kryesore

I pezulluar nga SPAK-u, prokurori Maksim Sota kërkon shfuqizimin e vendimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokurori i Vlorës i akuzuar për “shpërdorim detyre”, Maksim Sota, i kërkoi Apelit të Posaçëm ta lirojë nga izolimi në shtëpi. Prokurori i pezulluar, pas ndalimit të tij gjatë operacionit “Shpirti” kërkon në Apel të shfuqizojë ose zëvendësojë këtë masë sigurie me një masë më të lehtë. Kërkesa e tij do të shqyrtohet nga gjyqtarja Saida Dollani.

Dyshimet e SPAK mbi prokurorin Sota u ngritën pas deklarimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë të dosjes “Shpirti”, sipas të cilëve prokurori kishte qëndruar në një shtëpi, qiraja e së cilës ishte paguar nga Ilirjan Duçellari (Zaimi). Po sipas dëshmive, prokurori kishte dijeni se Duçellari ishte përfshirë në trafik narkotikësh.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *