• |
ide | kryesore

Icardi i dëmtuar, Wanda Nara ekspozon bikinin e çmend fansat: “Si një peshk”

-Instant, Sport



Gjërat mund të mos shkojnë mirë për Mauro Icardin, i dëmtuar në shpatull e jashtë fushës për 3-4 javë e me transferimin e dëshiruar te Juventus të dështuar, por nga ana tjetër kjo nuk mund të thuhet për bashkëshorten e tij menaxhere Wanda Nara, që nuk duket se po vuan shumë problemet e sulmuesit të PSG e me një foto me bikini në pishinë ‘tërbon’ ndjekësit e saj të shumtë në Instagram!

“Si një peshk”. Postimi i fundit i Wanda Nara ndez web-in. Gruaja dhe menaxherja e Mauro Icardit magjepsi ndjekësit me një bikini të ri në foton e shkrepur nga pishina. Forma super për Wandan, që ishte shumë e suksesshme edhe në komentet poshtë postimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi)

Ndërkohë që Wanda ekspozohet, Icardi vazhdon të vuajë dëmtimin e pësuar në fitoren 4-2 në Brest. PSG në një komunikatë për shtyp bëri të ditur se “kthimi i tij në skuadër vlerësohet pas 3-4 javë”. Dëmtimi ishte një goditje për sulmuesin argjentinas, që kishte shënuar dy herë në tre ndeshjet e para të kampionatit e që duhet të gjejë vend në një repart me Messi, Neymar e Mbappe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *