• |
ide | kryesore

Lindita Nikolla reagon pas propozimit për të kryesuar Kuvendin: Do të përpiqem të përmbush pritshmëritë e kryetarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Lindita Nikolla është prononcuar menjëherë për mediat pasi mësoi lajmin se do të jetë kryetarja e re e Parlamentit.

Në një prononcim nga Pallati i Kongreseve për mediat, Nikolla thotë se  do të punojë për të krijuar klimë pozitive dhe hapësira për opozitën në Kuvend.

Ajo thotë se është e mbushur me përgjegjësi për të përmbushur pritshmëritë e Ramës.

“Do punoj me përkushtim për respektimin e rregullores, për krijimin e një klime pozitive në Parlament, për krijimin e hapësirave për opozitën. E mbushur me përgjegjshmëri për të përmbushur pritshmëritë e kryetarit të PS për zgjedhjen time”,- tha Nikolla.



9 Comments

  1. Patjeter, se krietari te ve e krietari te heq po nuk permbushe kerkesat e po levize nga rreshti. Njerez pa integritet, kukulla prej letre pa tru ne koke. Mjer Shqiperia…

  2. Kryetare kuvendi kjo qe ka mbaruar shkollen me mesatare 5.8. Nuk shkohet ne Eurpoe me ngelsa.

    O Shqiperi vendi i paraqdokseve, ata qe mbarojne me 10-ta jane pa pune dhe mediokrit behen

    kryetar kuvendi e ministra. Hapu dhe.

  3. Je vetem per kete pune atje ku je, profesionalizem zero,integritet moral 0, personalitet 0. Atje do kene me pak pune ushtaret e gardes me korrupsionin tend. Pas sukseseve domethenese ne fushen e arsimit tani rregullo dhe etiken dhe funksionimin e kuvendit.

  4. Pse Jozefina Topalli, Gramoz Ruci apo Ilir Meta kane qene me medalje ari?Ti merru me deklaraten e kesaj Nafijes qe thote do permbush pritshmerine e kyeministrit a thua se eshte ministre kabineti e jo Kyerkare Kuvendi. qe eshte numri 2 i shtetit dhe mbi kryeministrin. Po keshtu eshte kur merr diplome univeristeti para asaj te shkolles se mesme

  5. Po pse te kryetarit moj debile
    Sju ka msu kryetari marifetet e tij ende?
    Thuhet pritshmerite e popullit se Parlamenti eshte zedhenes i te zgjedhurve nga elektorati oj gjynafqare. Kshu mashtron me bukur, pak me oratori si kryetari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *