• |
ide | kryesore

Milan humbet lojtarin më në formë: Giroud pozitiv me Covid

-Instant, Sport



Olivier Giroud ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur AC Milan me një shënim zyrtar në faqen e tyre të internetit, duke siguruar se lojtari është mirë dhe se ai nuk ka pasur më kontakte me ekipin pas ndeshjes kundër Cagliari, por se ai do të duhet të qëndrojë në izolim deri në negativitet. Potencialisht një goditje e keqe për Piolin, i cili, megjithatë, ndihmohet në këtë moment nga pauza e kampionatit për të rikuperuar lojtarin me sa më pak ndeshje të humbura, ndërkohë që i gëzohet gjithashtu kthimit të Zlatan Ibrahimovic në grup.

KOMUNIKATA E MILAN
“AC Milan njofton se sot Olivier Giroud rezultoi pozitiv ndaj një tamponi molekulare të kryer në shtëpi. Autoritetet kompetente shëndetësore lokale u informuan menjëherë. Lojtari është mirë, por duhet të qëndrojë në izolim. Specifikohet ndërkohë se Olivier nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të skuadrës që nga ndeshja e kampionatit kundër Cagliari”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *