Dy filmat e njohur të Tom Cruise, “Top Gun: Maverick” dhe “Mission: Impossible 7” kanë shtyrë sërish premierën,
Sipas mediave të huaja , filmat do të jepen vitin e ardhshëm për shkak të variantit Delta të Covid-19.“Maveric” do të shfaqet më 27 maj të vitit 2022, ndërkaq “Mision: Impossible” më 30 shtator të vitit 2022.“Maveric” ishte planifikuar të shfaqej fillimisht më 24 qershor 2020, mirëpo ishte shtyrë për 23 dhjetor 2020, për shkak të pandemisë .Ndërkohë, “Mission: Impossible” ishte caktuar të jepej premierë më 23 korrik të vitit 2021 ndërkaq së fundmi ishte shtyrë për 19 nëntor 2021.