• |
ide | kryesore

Qeveria e re/ Flet Rama: Nuk bëhet fjalë për pastrim të PS-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama e mohon që lënia jashtë qeverisë e disa figurave të rëndësishme të PS-së si Majko, Klosi apo Braçe nuk lidhjen me ndonjë pastrim të partisë.

“Pikët e sondazhit tregojnë një opinion, por nuk tregojnë të tjerat. Sa u përket ministrave skuadra jonë ka 3 komponentë. Skuadra jonë është në qeveri, është në parlament është në parti. Vendet nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë.

Peshën politike e përcaktojnë zgjedhësit. Qeveria nuk është asnjëherë thjesht dhe vetëm një ekip i kornizuar nga vetë partia. Ne gjithnjë kemi pasur njerëz në qeveri që kanë ardhur nga fusha të tjera dhe tani janë në parti” – tha Rama në Opinion. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *