• |
ide | kryesore

Rama e pranon: Asnjë nuk e dinte që do të bëhej ministër, nuk thonë dot “s’du”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Rama tha në “Opinion” se asnjë prej ministrave të vendosur prej tij sot, nuk e ka ditur paraprakisht faktin që do të ishte pjesë e kabinetit. Rama ka konfirmuar se të gjithë anëtarët e qeverisë e kanë mësuar vetëm sot gjatë leximit të emrave që do të ishin pjesë e qeverisë.


“Patjetër! Në rastin kur je në një qeveri koaliconi sigurisht do diskutosh paraprakisht për emrat. Në rastin kur një shumicë që është shumicë e një partie, ti do diskutosh kur do të marrësh ministër jashtë partisë. Ata që janë të mandatuar e kanë detyrë.


Nuk mund të thonë s’du. Nuk ka s’du. Ky nuk është restorant. Ky është një front beteje dhe në këtë front beteje kush është i mandatuar edhe ka marr përsipër të përfaqësojë shumicën” – tha Rama. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Po sh. Enver!

    Nuk ka s’du. Ai qe thote s’du te pushkatohet dhe familja ti internohet. Ketu jem ne fushe te betejes sh. Enver.

    Te rroje Partia sh. Enver dhe ti sh. Enver marrsh nga ditet e Spiropalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.