• |
ide | kryesore

Rama nuk kursen kritikat: Partia nuk zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, strukturat malinje duhen larguar menjëherë

-Instant, Lajme, Të fundit

Gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj të vetëve për hapjen e partisë. Sipas tij, partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mund të mbahet gjallë si një moçal interesash. Kreu i qeverisë thotë se partitë shqiptare kanë shumë për të bërë me qëllim përmirësimin e imazhit në sytë e elektoratit.


“Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mund të mbahet gjallë si një moçal interesash. Grupet e priviligjuara të mos kthehen në struktura keqbërëse.E vërteta e hidhur është se pavarësisht dallimeve tona të mëdha me rivalët, pasqyra e partive shqiptare në pushtet që prej 30 vitesh në sytë e komunitetit ngjan si një cop e filmit ‘koncert në vitin 1936”, tha Rama.


Kryeministri premtoi reformim në Partinë Socialiste, paralajmërim ky i bërë edhe më herët nga i pari i qeverisë.

2 Comments

  1. Te gjithe duhet te ikin e nderrohen, vetem ky jo. Cfare hipokrizie.. pale kur mendon se pasardhesi dhe shembulli per akademine eshte Erjon Veliaj. Mjere ky popull. Do dalin te kerkojne Saliun e Fatosin sic kerkojne sot Enverin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu