• |
ide | kryesore

Rama prezantoi kabinetin e ri, Basha i përgjigjet: OSBE/ODIHR konfirmoi se 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pasi Edi Rama ka shpallur qeverinë e re për mandatin e tretë. Basha thotë se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit do të jetë udhërrëfyesi i opozitës për t’i kthyer vendit një qeveri që buron nga vullneti i lirë i qytetarëve, dhe jo nga krimi e korrupsioni.

Lideri demokrat thekson se PD ka depozituar qindra padi penale në SPAK e prokuroritë e rretheve për krime zgjedhore, dhe drejtësia nuk mund të qëndrojë duarkryq. Ditën e sotme, kryeministri Rama prezantoi qeverinë e mandatit të tretë me emrat e rinj, teksa disa dikastere nuk ndryshuan, por ra në sy prezenca e shtuar e grave në postet ministrore.

“Shkatërruesi i bashkëjetesës demokratike, ortaku i tomdoshëve dhe aqifrakipëve, autori i kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, varfërimit dhe shpopullimit të Shqipërisë, mund të recitojë për të gënjyer veten, por nuk gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore. Që 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR, me blerje masive votash, presion ndaj votuesve, shkrirjen në një të partisë me pushtetin, shpërdorimit të aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet, rritje të punësimit fiktiv në administratën publike, presione mbi administratën, përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën, legalizime në këmbim të votës, vjedhja e të dhënave personale për të ushtruar presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve, përdorim të grupeve kriminale. Për të gjitha këto shkelje, Partia Demokratike ka depozituar qindra padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krime zgjedhore. Përballë fakteve të patjetërsueshme, drejtësia nuk mund të qëndrojë duarkryq teksa ata që e çuan korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit, vijojnë lojën e vjetër me bedelë të rinj, në dëm të çdo familjeje shqiptare. Për Partinë Demokratike, raporti i OSBE/ODIHR nuk është vetëm konfirmim i asaj që ne kemi denoncuar dhe që shqiptarët kanë përjetuar prej këtij regjimi të korruptuar, i cili ka vrarë votën e lirë dhe bashkë me të demokracinë, por një udhërrëfyes për aksionin tonë brenda dhe jashtë vendit, për t’iu kthyer shqiptarëve të drejtën për të pasur një qeveri që buron nga vullneti i tyre i lirë, jo nga krimi dhe korrupsioni që e kanë lënë Shqipërinë në vend numëro për shumë gjatë!”, shkruan Basha.



11 Comments

  1. Shumë e drejtë. Rama rri kot kryeministër. Ai mund të rrijë edhe 10 vjet, por po tha OSBE se zgjedhjet u manipuluan, PD është fituese. Pra faktikisht është Basha kryeministër.
    Eh, ja arritëm dhe kësaj dite…

  2. Futja gjumit or Lul deri nga Viti 2034, pastaj shofim e bajme. Anulloje luften te lutem se do e rrezosh Ramen para 2034. Nuk jam me Ramen por me Bashen kundershtar Rama fiton gjithmon. Pastaj edhe e meriton sepse eshte I vetmi politikan qe eshte çdo dite ne pune dhe ne levizje.

  3. Nuk eshte e nevojshme me ta thuash kete z.Basha , tashme te gjithe e dine se çndodhi dhe se çfare e ardhme e zymte i pret . Por me e nevojshme eshte qe ti ta kuptosh se nje dore te mire per antidemokracine ja ke dhene edhe ti te gjatit tone . Nese do te permirsosh vetveten nese do ti heqesh njollat e errta ne zemren tende , atehere eshte koha per veprim , eshte koha te mos leshe gur mbi gur derisa kjo qeveri antishqiptare te zhduket nga syte kembet .

    1. ”” tashme te gjithe e dine se çndodhi dhe se çfare e ardhme e zymte i pret ””’
      Cfare ndodhi ? Kush jane keta te gjithe qe e dine se crare ndodhi ?
      Ke te drejte , TY te pret nje e ardhme e zymte. Do jesh prap ne opozite dhe 8 vite te tjera . Frustrimi do te rritet me shume , Inati do te behet mal, dhe ate pak llogjike qe ke do ta humbesh. Do komentosh me shume se me perpara , ne te gjitha rrejtet sociale, me 100 profile te ndryshme.
      Per ne e ardhmja do jete shume here me e mire nese do ta krahasonim me te ardhmen qe do na sillte Lulshi.
      Hiq dore nga keto komene patetike se i ke shume fallco.

  4. E çove listen e Qeveritareve te t’u apo, ala nuk kane kaluar rrugen e Elbasanit…
    Pffffffffffffffffffffffffffffff
    ???
    Ne kete vend te vogel ka shekuj qe nuk ka lajme por, as prej ketyre qe jane ne qarkullim mos prisni lajme…
    Te gjithe bashke kunder popullit te thjeshte dhe te varfer…
    ?‍♂️

  5. E paska goditur rende. Tani po qe do jape doreheqjen direkt i gjati. Me kete ne krye PD e ka opoziten te sigurte deri 2037

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *