• |
ide | kryesore

Rama: Pse e lashë Taulant Ballën jashtë qeverisë dhe riktheva Damian Gjiknurin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka dhënë versionin e tij për zhveshjen nga funksionet të Taulant Ballës dhe rikthimin si “numri 2” i PS-së i Damian Gjiknurit i përfolur në përgjimet e dosjes së Dibrës.

“Taulanti është kryetar i grupit parlamentar të PS. Është një detyrë që ka përgjegjësi të madhe dhe gjatë këtij mandati do të ketë edhe një përgjegjësi edhe më të madhe.

Ndarja e detyrave ka të bëjë me ndryshimin themelor që po i bëhet PS-së. Edhe pse PS është ku e ku me disa parti në disa aspekte prapë është njëlloj si të tjerat për disa aspekte.

Na duhet një sekretar i përgjithshëm që të jetë non stop i angazhuar. Është rritur shumë volumi i punës. Njëri bën një punë njëri një tjetër. Nuk ka senatorë dhe kategori të tjera në PS. Këto janë terma gazetareske. Kjo është një skuadër që secili bën punën e tyre.

Gjiknuri? Kemi humbur shumë kohë me këto biseda dhe unë nuk humb kohë me këto biseda. Janë njerëz që përtej përfoljeve dhe stërfoljeve. Ata kanë bërë punë” – tha Rama në Opinion. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ky popull derrrrrr idiot këtë dera i meritojnë në qeveri popull më idiot se gjen në ruzullin toksor edhe pas shum skandaleve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *