Në transfertën e Polonisë duhen vetëm 12 minuta për të rrëzuar pritshmëritë, të paktën fillimisht. Shqipëria e Edoardo Rejas me shumë gabime e tre kartona të verdhë në përplasjet e para, pëson edhe gol në zhvillimet e një goditje dënimi. Shënon ai, Robert Lewandowski, njeriu që i trembeshim më shumë dhe tekniku italian i kombëtares i kishte rezervuar markim dysh, që sic duket nuk bëri punë: Manaj mendonte akoma për kohën kur ishte te Barcelona dhe lë Glick të bëjë spond me kokë për qendërsulmuesin e Bayern Mynih, që në shtyllën e dytë e ka të thjeshtë të mposhtë Berishën.
Video/ Markimi dysh nuk bën punë: Lewandowski i jep avantazhin Polonisë
-Instant, Sport, Video
