• |
ide | kryesore

895 raste të reja me Covid në Shqipëri, 3 jetë të humbura (Harta)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
koronavirusi



Vazhdon të jetë i lartë numri i qytetarëve që infektohen me koronavirus. Gjithashtu edhe numri i vdekjeve ka shënuar rritje në krahasim me ditët e kaluara. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë 895 raste me koronavirus dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5901 testime, 895 raste të reja, 3 humbje jete dhe 519 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.

Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5901 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 895 qytetarë, në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 74 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 37 raste në Kavajë, 35 raste në Lezhë, 34 raste në Fier, 29 raste Vau i Dejës, Vlorë, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Kukës, 22 raste në Korçë, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Kamëz, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste në Krujë, 15 raste në Kurbin, Mat, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Berat, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 7 raste në Rrogozhinë, Himarë, 6 raste në Divjakë, Mallakastër, 5 raste në Has, Memaliaj, Devoll, Dimal, Peqin, Librazhd, 4 raste në Shijak, Vorë, Pogradec, Cërrik, 3 raste në Dibër, Këlcyrë, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Delvinë, Kuçovë, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Klos, Selenicë, Finiq.

Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 68 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 519 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,321 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 895

Të shëruar në 24 orë 519

Të shtruar në spitale 114

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 5,901

Testime totale 1,065,642

Raste pozitive 149,117

Raste të shëruara 135,321

Raste Aktive 11,288

Humbje jete 2,508

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4171

Shkodër 1915

Vlorë 880

Durrës 902

Fier 778

Lezhë 688

Elbasan 596

Berat 412

Gjirokastër 281

Korçë 270

Kukës 226

Dibër 169



1 Comment

  1. Pse nuk thuhet asnjehere, apo nuk ka nje statistike per faktin nese keto qe vdesin jane te vaksinuar, sa prej tyre jane te vaksinuar dhe me cfare vaksine. Ne kemi perdor ne mase vaksina per te cilat eshte veshtire te kete studime te besueshme efektshmerie edhe ne bote. Me e pakta qe mund te bejme eshte te mbajme statistikat tona dhe te reflektojme mbi to edhe pse sample mund te mos konsiderohet i pamjaftueshem. Por jo, ne nuk e bejme kete sepse kemi nje qeveri edhe me shume abuzuese, te papergjegjshme, jo-transparente e karagjoze se ato te vendeve nga na vijne keto vaksina. Me e gatshme t’i coje njerezit ne kasaphane se te thote te verteten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *