• |
ide | kryesore

Arrestohen dy persona në Tiranë, iu gjet armë në makinë dhe kanabis në çantë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, për vepra të ndryshme penale. Një 35-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri tip pistoletë, ndërsa një tjetër 35-vjeçar u arrestua sepse iu gjet dhe sekuestrua lëndë narkotike kanabis.

Si rezultat janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kanabis dhe një mjet prerës, vihen në pranga poseduesit e tyre. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *