• |
ide | kryesore

Brad Pitt sfidon sërish Angelina Jolie-n për kujdestarinë e fëmijëve të tyre

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Angelina Jolie së fundmi ka fituar kujdestarinë e fëmijëve të saj me aktorin Brad Pitt.

Mirëpo, disa burime kanë treguar për “Us Weekly” se Pitt dhe avokatët e tij, mendojnë se vendimi mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme të shtetit.Angelina  më parë paraqiti një kërkesë që gjyqtari John Ë. Ouderkirk të hiqet nga çështja, me arsyetimin se ai nuk kishte zbuluar më parë se kishte miqësi me Pitt.Por, Pitt dhe avokatët e tij deklarojnë se Ouderkirk ka qenë i sinqertë sa i përket lidhjes mes tyre.”Ne po kërkojmë rishikim në Gjykatën Supreme të Kalifornisë sepse gjyqtari i përkohshëm, i cili ishte emëruar dhe rinovuar në mënyrë të përsëritur nga të dyja palët, u skualifikua në mënyrë jo të duhur pasi dha një vendim kujdestarie të detajuar, të bazuar në fakte, pas një procesi të gjatë ligjor me dëshmitarë dhe ekspertë të shumtë. Vendimi i gjykatës do t’i shpërblejë palët që po humbasin rastet e kujdestarisë së fëmijëve dhe do t’i lejojë ata të presin dhe të shohin për drejtimin e mundshëm të çështjes para se të kërkojnë shkarkimin e gjyqtarit nga çështja” deklaruan avokatët.Gjithashtu ata kanë bërë me dije  se kjo lloj strategjie e përdorur do të shkaktojë dëm të pariparueshëm si për fëmijët ashtu edhe për familjet e përfshira në këtë rast.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *