• |
ide | kryesore

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk konsumoni mëngjes

-Instant, Stil



Kur mendojmë për të humbur peshë, vakti i parë që mendojmë të anashakalojmë është mëngjesi. Mirëpo, nëse planifikoni të shmangni mëngjesin, atëherë jo vetëm që nuk do të humbni peshë, por përkundrazi do t’i bëni më shumë dëm se mirë trupit tuaj.

Dr. Valeria del Balzo, biologe ushqimore në Universitetin e La Sapienza të Romës, tregon se çfarë ndodh me trupin nëse shmangni mëngjesin.

Mungesë fuqie

Pas agjërimit gjatë natës, furnizimet e glukozës janë varfëruar dhe është mirë t’i rivendosni ato me mëngjes, i cili mban në ekuilibër mekanizmat endokrine, metabolike dhe kardiovaskulare. Ne duhet të mbushim rezervuarin tonë në mëngjes, duke filluar me qumështin, frutat, karbohidratet: bukë, biskota, drithëra, sheqerna që lëshojnë ngadalë energjinë gjatë gjithë mëngjesit dhe ditës, si dhe me kosin, me proteinat dhe yndyrnat që na bëjnë të ndihemi të ngopur.

Hidratim i ulët, sidomos në verë

Duhet të marrim shumë lëngje që nga mëngjesi, duke pirë qumësht të freskët me ose pa kafe. Qumështi përmban ujë, proteina, yndyrna, sheqerna, kripëra minerale, vitamina. Kosi dhe lëngu i frutave pa sheqer ose çaji i shtuar janë të mirë gjithashtu.

Do të shtoni peshë

Duke anashkaluar mëngjesin, ju shtoni, nuk humbni peshë. Kjo pasi duke ngrënë herët në mëngjes, ne rrisim ndjenjën e përgjithshme të ngopjes.

Bëheni nervoz

Edhe gjendja shpirtërore përmirësohet, pasi të ëmblat rritin prodhimin e serotoninës, e cila na qetëson dhe largon stresin, duke na dhënë një ndjenjë të mirëqenies që do të na shoqërojë gjatë gjithë ditës.

Aktivitet i ngadalshëm njohës

Kalimi i mëngjesit zvogëlon aftësinë për t’u përqendruar, ndërsa një vakt i mirë përmirëson kujtesën, nivelin e vëmendjes, dëgjimin dhe mirëkuptimin.

Performancë sportive e ulët

Sporti rrezikohet nëse nuk konsumoni mëngjes, sepse ne duhet të rindërtojmë dhe zgjedhim rezervat tona të karbohidrateve, mëlçisë dhe muskujve që na japin energji për të bërë aktivitete fizike.

Zemra është në rrezik

Ushqimi i mëngjesit përmirëson shëndetin tonë, duke zvogëluar rrezikun e hipertensionit dhe goditjeve kardiovaskulare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *