• |
ide | kryesore

E fundit/ Makina përfshihet nga flakët në Yzberisht

-Instant, Lajme, Të fundit



Një makinë është përfshirë nga flakët në Yzberitsht, Tiranë. Në momentin e parë qytetarë kalimtarë dhe ata të lokaleve pranë kanë hedhur ujë mbi makinën. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe zjarrfikësja, si dhe forcat e policisë, të fundit këto që janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë në këtë zonë për shkak të ngjarjes janë krijuar edhe radhë makinash, ndërsa dëshmitarët thanë  se zjarrfikësja erdhi shumë vonë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *