• |
ide | kryesore

Edhe Gjermania pritet të bëjë së shpejti të detyruar vaksinimin kundër Covid-19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa kryeministri i Italisë Mario Draghi në një intervistë bëri të ditur se vaksinimi në Itali do të bëhet i detyrueshëm, duket se edhe Gjermani do të bëje një lëvizje të tillë.

Gazeta gjermane, “Bild” pretendon se CDU/CSU dhe SPD ranë dakord t’u japin punëdhënësve në kompani dhe institucione të caktuara mundësinë të pyesin për statusin e vaksinimit, si dhe të mos punësojnë njerëz të pavaksinuar.

Mësohet se partitë në pushtet kanë dërguar një dokument tek Komiteti për Çështjet Shëndetësore, i cili do ta përcjellë atë në Bundestag javën e ardhshme.

Dokumenti, pohon gazeta, thotë se statusi i vaksinimit mund të përdoret si një shpjegim për vendimin në lidhje me marrëdhënien e punës, si dhe llojin edhe mënyrën e punësimit.

Mundësia e re, e dhënë për punëdhënësit, duhet të jetë në fuqi për aq kohë sa të zgjasë situata emergjente me pandeminë, të cilën Bundestagu e zgjati në tre muaj javën e kaluar.

Përndryshe, këto rregulla duhet të zbatohen kryesisht për klinikat, zyrat e mjekëve, kopshtet, burgjet, shtëpitë e pleqve si dhe institucionet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *