• |
ide | kryesore

Kryeministri italian për vaksinën kundër COVID-19: Do të bëhet e detyrueshme

-Instant, Lajme, Planet



Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, kryeministri italian, Mario Draghi, ka thënë se vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për popullatën dhe në vend, do të implementimet doza e tretë.

“Jam duke biseduar në këtë drejtim me ministren Speranza. Orientimi është që të shtohen më shumë kategoritë ku vaksinimi të bëhet i detyrueshëm”, tha Draghi.

Kryeministri theksoi ndër të tjera dhe rëndësinë që ka certifikata e vaksinimit. Sipas tij ajo do të zgjatet në kohë, në mënyrë që eficenca e saj të jetë më e madhe.
“Jemi duke menduar bërjen e dozës së tretë të vaksinës”, përfundoi Draghi, duke mos preferuar të japë detaje të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *