• |
ide | kryesore

Rama la jashtë kryesisë Vangjush Dakon. Porosia e Yuri Kim për Ramën e Bashën, a do të ketë të tjera spostime?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Është koha që udhëheqësit të reflektojnë dhe të ndërmarrin veprime të guximshme. Është koha për udhëheqësit që të tregoni kush jeni dhe çfarë mendoni se meriton ky vend. Është koha për të udhëhequr”.

Me këto fjalë, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i përçoi Lulzim Bashës dhe Edi Ramës përmes një editoriali të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës, mesazhin se kishte ardhur koha për vendime të vështira politike, por që në këndvështrimin e saj ishin në interes të qytetarëve shqiptarë.

Se çfarë nënkupton me vendime të guximshme e shtjellon në vetëm një paragraf, ku përmbledh dy mesazhe. I pari lidhet me nevojën e bashkëpunimit mes tyre në Parlamentin e ri. “Kjo do të kërkojë ndryshim, vizion si dhe udhëheqësi të vërtetë për të çrrënjosur krimin dhe korrupsionin në mënyrë që secili të ketë një mundësi të drejtë dhe një të ardhme më të mirë. Do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë”, shkroi Kim.

Mesazhi i dytë përcjell një porosi të vjetër amerikane.

“Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre”, vijoi mesazhi i Kim.

Para zgjedhjeve, Ramës i është kërkuar distancimi nga Tom Doshi, ku Ambasada e përmendi nominalisht në kërkesën e dorëzuar KQZ-së për të mos lejuar kandidimin e tij. Mesazhi i SHBA ishte që personat e shpallur non grata prej saj të mos ishin pjesë e Parlamentit të ri, ose të paktën jo në listat e hartuara nga Rama e Basha.

Në lidhje me Tom Doshin, Rama ishte i qetë duke deklaruar se PS është e distancuar prej tij, sepse Doshi ishte kryetar dhe kandidonte për një parti tjetër, por premtoi se ai nuk do të kishte asnjë përfshirje në qeverinë e re nëse do të zgjidhej deputet. Vendimin “e guximshëm” në këtë rast nuk ishte nevoja ta merrte Edi Rama. Vetë Doshi njoftoi dorëheqjen nga mandati i deputetit që mbante dhe nga mandati i fituar në Tiranë e Durrës më 25 prill.

Atë që kishte në dorë vetë Rama e realizoi. Vangjush Dako, emri i tretë në radhë i shqiptuar publikisht si non grata nga SHBA, e që deri para mbledhjes së Asamblesë të enjten e 2 shtatorit ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, as u përfshi në listën e kandidatëve të PS-së në Durrës dhe zyrtarisht as ishte pjesë e fushatës.

Në rastin e Dakos, Edi Rama e çoi edhe më tej porosinë e Yuri Kim, duke e “përjashtuar” ish-kryebashkiakun e Durrësit edhe nga Kryesia e Partisë Socialiste. A ishte një vendim i guximshëm? Dako është një prej faktorëve që i dha fitoren në socialistëve në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 2017-s, ku edhe doli në përgjime në dosjen e famshme “339”.

Dy ditë më parë ishte Lefter Koka që njoftoi shkurt në profilin e tij në facebook se hiqte dorë nga mandate i deputetit që fitoi në 25 prill në Durrës në siglën e Partisë Socialiste. A është largimi i tij pjesë e “porosisë” së amerikanëve?

Në kampin tjetër, situata e Lulzim Bashës duket disi më e ndërlikuar. Emri i shpallur “non grata” nga SHBA nuk është një emër dosido, por paraardhësi i tij në krye të PD, Sali Berisha. Vetë Berisha ka deklaruar se nuk do të dorëhiqet nga mandati i fituar i deputetit më 25 prill, duke e vënë Lulzim Bashën përballë dy mundësive: përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat dhe rreziku i shkaktimit të tensioneve e përçarjes në PD, ose mbajtjen e Berishës me koston e përballjes me amerikanët. Por deri tani nga Basha nuk ka asnjë sinjal rreth Berishës.

Kjo e bën mesazhin e Kim të papërmbushur deri më tani, ndërsa Instituti i Studimeve Politike, veç Berishës, flet edhe për disa emra të tjerë që mund të japin dorëheqjen, jo se ua ndalon ligji marrjen e mandatit, por se moralisht CV-të e tyre nuk përputhen me ligjin e dekriminalizimit dhe integritetit që kërkon edhe SHBA në Parlamentin e ri.

Sa do të përmbushet ky mision? Ambasada e SHBA aty do të jetë dhe do të vëzhgojë.

“Kolegët e mi dhe unë në ambasadën amerikane do të reflektojmë dhe planifikojmë për mënyrën më të mirë për të intensifikuar përpjekjet tona për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Shpresojmë që udhëheqësit e Shqipërisë – ata në pushtet dhe ata që shpresojnë të jenë në pushtet një ditë – po kështu do të reflektojnë dhe planifikojnë për të ardhmen, për një Shqipëri më demokratike, më të sigurt dhe më të begatë”, mbyll editorialin e fillim-gushtit ambasadorja Yuri Kim. (SI)



6 Comments

  1. Ambassadorja Amerikane është vegël në shërbim të antikrishtit. Lexoni Librin e së Vërtetës dhënë Marias së Mëshirës Hyjnore që profetizon ngjarjet e ardhshme dhe komplotin që po përgatitet kundër Shqipërisë dhe botës mbarë botës nëpërmjet politikave globale vaksinimit global dhe kontrollit bankar dhe besimit. Merrni Vulën e Hyjit të Gjallë dhe medaljen e Shpëtimit për mbrojtje pasi pushteti i antikrishtit po vedoset kudo në botë.

    1. Ti i paemer 15.43 duhet te kishe shtuar dhe dicka qe Leka dhe ky i paemer 18.09 jan jo vetem kara por duhet te ja u fusesh ne byth se e kan merak shume, prandaj ne gjuhen shkencore quhen pederaste ahahahah

  2. Historia perseritet.Dikur,per cdo problem,sado i vogel te ishte,nuk vendoste njeri,pa njoftimin e jugosllaveve,me vone,asgje nuk behej,pa miratimin e sovjetikeve,ndersa sot,asgje nuk behet jo pas miratimit,por pa urdherin e SHBA-ve.Pyetja eshte,ne c’kohe,demokracia funksiononte????

  3. Ai qe nuk ka emer eshte njeri inekzistet ,kur je pa identitet mund ti vendosish çfar do emri, duke filluar tek KARI e me perfundua te GOMARI ! Pse je i pa arsimuar dukesh pse je i pa zhvidhuar kuptohet. O njeri a nuk e shikon se Amerika eshte grabitqarja e tokes, a nuk e sheh se ajo vetem shfrytezon te gjitha pasurit e nentokes ne te gjitha shtetet e varfera,ae sheh çka bani me kosoven si e la gjysem shteti çka bani me afganistanin e shfrytezoje per 20 vjet tani e zhduku si shtet dhe ua la talebaneve, keshtu ka ba me te gjitha shtetet,siç po ban dhe me NE qe na ka kthye ne kosh mbeturinash sa her i duhet me pru indian pakistar irakian pederasta e kopila e çdo lloj plehu e sjell tek ne ,kjo eshte Amerika ! Amerika eshte DJALLI I TOKES . A nuk e shikon se Zoti po e shkaterron me CUNAME shum shpejt ai si shtet do shperbehet ,ZOTI ESHTE DUKE E DENUAR, dhe ka per ta shkaterruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *