• |
ide | kryesore

Vlorë, vajza 25-vjeçare humb jetën në anijen turistike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vajzë e re ka humbur jetën sot në një anije turistike në Vlorë. Ajo ka rrëshqitur në anije dhe është plagosur. Edhe pse është dërguar në spital, e reja nuk ka mundur që të mbijetojë. Viktima 25-vjeçare ende nuk është identifikuar, ndërsa dyshohet se është turiste e huaj. Policia thotë se ka ndaluar 47-vjeçarin Aleksandër Golemaj, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *