• |
ide | kryesore

Covid-19/ 984 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Katër qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se nga 6113 testime të kryera janë konfirmuar 984 raste të reja me COVID-19. Aktualisht janë 11,628 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Nisur nga shtimi i rasteve Covid-19, në bazë të planit të MSHMS për përballimin e situatës, është hapur edhe spitali mbështetës COVID 3. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 640 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,961 që nga fillimi i epidemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *