• |
ide | kryesore

F1/ Verstappen i pathyeshëm në Zandvoort: Hamilton i dyti, Ferrari në vijën e tretë

-Instant, F1, Sport



Max Verstappen respekton parashikimet dhe pritshmëritë e publikut të tij, duke marrë pole position në GP hollandez, por ai që i shkoi pranë arritjes – duke pasur parasysh rrethanat – ishte Lewis Hamilton i cili fitoi një vend në vijën e parë me një xhiro vetëm 38 të mijtat nga idhulli i shtëpisë. Nga vija e dytë do të niset Shigjeta e Zezë tjetër e Valtteri Bottas dhe Alpha Tauri me Pierre Gasly. Vija e tretë është e gjitha Ferrari, me kohën e pestë të Charles Leclerc dhe të gjashtën e Carlos Sainz, por për të shënuar është edhe koha e shtatë e Antonio Giovinazzi me Alfa Romeo.

Shtatë herë kampioni i botës bëri gjithçka që mundi për të prishur festën për dhjetëra mijëra tifozë portokalli që mbushën tribunat e cirkuitit të përtërirë dhe spektakolar të Zandvoort dhe në fund vetëm 38 të mijtat e sekondës ndanë kryesuesin e renditjes së përgjithshme aktuale nga sfiduesi i tij i ri në garën për titull. Me pak fjalë, nuk kishte asnjë histori në sfidën për të fituar një vend në vijën e parë në raundin e trembëdhjetë të Kampionatit Botëror, i cili u kthye në Holandë pas tridhjetë e gjashtë vjetësh. Prapa Max dhe Leëis, megjithatë, ishte një betejë e vërtetë, me Valtteri Bottas që vendosi kohën e tretë më të shpejtë, 337 të mijta nga pole dhe një Pierre Gasly i jashtëzakonshëm, që përfundoi vijën e dytë (+0.593) me Alpha Taurin e tij.

Siç pritej pas vështirësive të hasura në seancën e tretë të provave të lira, Ferrari nuk ishte në gjendje të vendoste asnjë nga SF21 në vijën e dytë: koha e pestë për Lerclerc, 642 të mijtat nga Verstappen dhe Sainz vetëm dhjetë të mijtat e sekondës më ngadalë se shoku i tij i skuadrës. Në fund të provave, spanjolli nxitoi të falënderojë mekanikët e tij, të cilët ishin në gjendje të sistemonin makinën e tij pas “goditjes” kundër barrierave në “Hugenholtz” (kthesa 3), në kohë për të hyrë në pistë e për të përfunduar dy “sprinte” në fazën e parë të kualifikueseve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *