• |
ide | kryesore

Manchester United në krizë… fanellash: në dyqanet zyrtare nuk ka më fanella të CR7, online e gjen pas… dy muajsh

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo është mbreti i rikthyer i Manchesterit. Mbajtja e të njëjtit numër që ka patur 12 vjet më parë, ose më saktë fanellën legjendare me numrin 7, ka rritur në maksimum kërkesat e tifozëve të United për të patur fanellën e portugezit. Aq shumë sa fluksi i ka kapur të gjithë të papërgatitur.

Sipas “Daily Mail”, klubi po përballet me një situatë të pazakontë, pasi fanellat që ata kishin nxjerrë në shitje janë zhdukur në një kohë rekord dhe tani është e pamundur të gjenden të tilla në dyqan, vetëm online. Mangësitë vijnë nga fakti se firma e veshmbathjeve “Adidas”, ka mbyllur qendrat e prodhimit në Vietnam, nga ku vjen rreth 28% e prodhimit të firmës së njohur.

Dyqanet online kanë marrë kërkesa të pafundme për fanellat e CR7, por në këtë rast, do të duhet kohë për të patur në dorë një fanellë origjinale të klubit të personalizuar me emrin dhe numrin e Ronaldos. Sipas parashikimeve, aktualisht, kushdo që porosit në dyqanet online të klubit, nuk mund të marrë një fanellë të tillë para muajit nëntor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *