• |
ide | kryesore

Revolucion i detyruar kundër Hungarisë: katër titullarë janë të skualifikuar me kartona

-Instant, Sport



Perfomancë e rëndësishme me rezultat pozitiv, duke iu ruajtur kartonëve të verdhë: kjo ishte ajo që duhej bërë, por që në mbrëmjen e Varshavës nuk bëmë asnjërën. Cështja e kartonëve të verdhë ishte situatë që dihej, duke qenë se më shumë se gjysma e skuadrës rrezikonte skualifikimin për ndeshjen e ardhshme, po kaq të rëndësishme sa ajo me Poloninë, në Elbasan Arena kundër Hungarisë. E megjithatë u lëshuam në një neglizhencë totale, duke u ngarkuar me kartona të kotë e skualifikime të rënda.

Që në tetë minutat e para u morën tre të verdha, dy nga të cilat për Baren e Hysajn që aktivizuan dy skualifikmet e para. E të mendosh që në të dy rastet ishte mbrojtësi i Lazios që me mbajtjen e kotë të topit i dha mundësinë kundërsulmeve kundërshtare, duke e bërë të pashmangshëm ndërhyrjen për karton. Pastaj me rezultatin në disfavor, në përpjekje të ndryshonim fatet e ndeshjes, kompromentuam edhe ato të sfidës së 5 shtatorit, me dy kartona të tjerë të verdhë në harkun e 10 minutave në pjesën e dytë ku edhe Gjasula e Manaj dolën nga dispozicioni për Rejan në sfidën me hungarezët e rrezikshëm.

E tani, italiani duhet të ridizenjojë formacionin, me lëvizje në mbrojtje, sulm e pothuaj krejt mesfushën, por ndoshta duke parë kualitetin e atyre që nuk kanë shumë minuta, apo atyre që përfunduan në tribunë, mund të jetë mundësia e duhur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *