• |
ide | kryesore

Tentoi të kultivonte drogë në banesën e tij, arrestohet 38-vjeçari në Përmet

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Përmetit ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre është një 38-vjeçar, i cili është kapur duke tentuar të kultivojë lëndë narkotike fshatin Senican, Këlcyrë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër  arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 38 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se në fshatin Senican, Këlcyrë, ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike”, njofton policia.

Gjithashtu është arrestuar një 43-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babit të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *