• |
ide | kryesore

“Vaksinohu”: Mourinho i shkruan Xhakës në Instagram, shqiptari e falenderon

-Instant, Sport



“Vaksinohu dhe qëndro i sigurt”. Kështu Jose Mourinho përmes faqes së tij në Instagram i ka dërguar një mesazh kapitenit shqiptar të Zvicrës Granit Xhaka. Mesfushori 28-vjeçar i Arsenalit, objektiv i merkatos së Romës në verë, doli pozitiv me Covid-19 ditët e fundit dhe për këtë arsye do të detyrohet gjithashtu të humbasë ndeshjen kundër Italisë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Pozitiviteti i Xhakës ka ndezur polemika në Zvicër, pasi lojtari kishte deklaruar kohë më parë se ishte kundër vaksinës.

Mes shumë përgjigjeve në komentin e Mourinhos, mbërriti më pas edhe ai i vetë Xhakës: “Faleminderit trajner”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *