• |
ide | kryesore

500 mijë lekë për t’u punësuar pranë ‘Illyrian Guard’, GJKKO dënon me 1 vit burg sekserin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Posaçme SPAK, Edmond Zaimi, njeriu që shërbente si sekser pranë kompanisë “Illyrian Guard”, duke i premtuar personave të ndryshëm se do i ndihmonte për të filluar punë në këtë kompani.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Danjela Shirka, e cila pasi ka dëgjuar pretencën e prokurorit të çështjes që kërkoi dënimin e të pandehurit me 1 vit e 6 muaj burgim, gjyqtarja ka vendosur të dënojë përfundimisht me 1 vit burgim Edmond Zaimin.

Ky dënim është dhënë duke pasur parasysh dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar të pandehurit. Zaimi është arrestuar për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publilkë“ në 22 Tetor 2020.

Ai ka qëndruar në burg deri në 18 nëntor 2020, duke dalë më pas në masën e “arrestit në shtëpi”. 34-vjeçari është dënuar nga gjykata e Posaçme me akuzën se ka ndërmjetësuar kundrejt pagesës punësimet në kompaninë e shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”. I riu akuzohet nga SPAK-u se mori si ryshfet shumën prej 500 mijë lekësh të vjetër, me qëllim për ti dërguar tek drejtuesit e kompanisë në varësi të Ministrisë së Brendshme, në këmbim të vendit të punës.

Rasti u bë publik në një media në muajin shtator, ku personi që pagoi rryshfetin u kualifikua në provat fizike dhe më pas u punësua si pjesë e efektivëve të kompanisë së sigurisë. Kompania “Illyrian Guard” u krijua nga Ministria e Brendshme me qëllim ruajtjen e institucioneve shtetërore, ku pjesë e kompanisë janë më shumë se 500 punonjës.

Tashmë kompania “Illyrian Guard” ka hapur sërish një tjetër audicion konkurimesh për personat që kërkojnë të punësohen pranë saj. Mësohet se prej fillimit të muajit Gusht 2021, drejtuesit e kësaj kompanie kanë hapur aplikimet për të rekrutuar punonjës të tjerë në punë. Aplikimet për punësimet e reja janë orientuar në qarkun e Vlorës, Fierit, Durrësit, Beratit dhe qytetet Kavajë, Rrogozhinë. Vendet e punës ku do të shërbejnë punonjësit e rinj që do bëhen pjesë e kësaj kompanie, mësohet se shtrihen në zonat si Fushë-Arrëz, Kopliku, Vau i Dejës, Puka, Malësia e Madhe dhe Fushë-Arrëz. Në qarkun e Vlorës, punonjësit e rinj që do bëhen pjesë e kësaj kompanie do shërbejnë në zonën e Koçul-it dhe në Vllahinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *