• |
ide | kryesore

Bie nga çatia e shtëpisë, ndërron jetë 60-vjeçari në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga çatia e banesës së tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka  ndodhur mesditën e kësaj të diele në fshatin Kusarth, Elbasan,  i cili ka qenë duke riparuar çatinë e banesës së tij.

60 vjeçari i cili ka rënë nga çatia nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.

“Më datë 05.09.2021, rreth orës 14:50 , shtetasi D.L., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan,  i cili duke riparuar çatinë e banesës së tij ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *