• |
ide | kryesore

Plas keq në Mal të Zi. Koret fetare i këndojnë kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë

-Instant, Arkiva, Kryesore



Pavarësisht demagogjisë për të lënë pas të shkuarën dhe për të parë nga e ardhmmja, që ka gjetur mbështetës edhe në Tiranë, projekti i Serbisë së madhe po vlon sot më shumë se kurrë. Episodi i radhës ndodhi në Malin e Zi ku policia u përlesh me qytetarët që protestonin kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi.

Policia, e cila dirigjohet nga qeveria pro serbe e Potgoricës, arriti të shpërndajë turmat me gaz lotësjellës dhe të transportojë me helikopter drejt Cetinjës kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio. Që në orët e para të mëngjesit mijra qytetarë që duan një shtet të shkëputur nga dominimi politik kulturor dhe fetar i Beogradit, kishin gritur barrikada, për të penguar rugëtimin e hierarkëve fetarë drejt kryeqendrës historike të malazezëve.

Gjatë natës dhe në mëngjesin e së dielës grupe qytetarësh bllokuan rrugën kryesore që çon nga Podgorica në Cetinë si dhe ngritën barrikada në rrethrrotullimin në hyrje të Cetinës.

Policia malazeze, arrestoi 14 protestues si dhe këshilltarin për siguri të presidentit Milo Gjukanoviç njëkohësisht ish Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Veselin Veloviç, që ishte në mesin e protestuesve.

Menjëherë pas tensioneve reagoi edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq që tha se “vetëm një njeri pa dinjitet do ta lejonte veten të futej në manastirin e Cetinjes me helikopter”.
Gjukanoviq, që është përpjekur ta mbajë larg vendit të tij influencën e Beogradit iu referua faktit se Joanikije dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, fluturuan për në Cetinje me helikopter, ndërsa shumë protestues po i prisnin dhe barrikada të shumta u vendosën në qytet dhe në rrugët që të çonin në të.

Por menjëherë pas deklaratës së Gjukanoviçit që linte të kuptohej se Serbia nuk ka hequr dorë nga projekti për sundimin e fqinjëve është kundërpërgjigjur edhe presidenti Vuçiç.
“Ne nuk kemi ndërmend ta nënshtrojmë askënd. Por, unë po i them atij (Gjukanoviçit sqarim i Lapsi.al), se as ju e as askush tjetër nuk do të jeni në gjendje ta sundoni Serbinë, siç keni bërë për 30 vjet. Ju e keni sunduar këtë vend në të gjitha mënyrat e mundshme, përmes krimit, zyrtarëve të policisë, zyrtarëve politikë, atyre në strukturat e inteligjencës”, tha Vuçiq.

Por duket se në fakt është e kundërta dbe këtë tezë e mbron edhe analisti amerikan Janusz Bugajski,një njohës i mirë i Ballkanit.
Ai thekson se më e rrëzikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” është sërish aktual.

Analisti thotë se Beogradi është instrumenti kryesor i Moskës për destabilizimin e rajonit, ndërsa shton se administrata e Biden duhet të përfshihet sa më parë.
“Më e rrezikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” sërish është aktual. Fushata po zhvillohet mbi 3 parime: fshehtësia, fleksibiliteti dhe durimi. Objektivat kryesore janë: Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Në Malin e Zi kemi të bejmë me minimin e sovranitetit, sepse Beogradi nuk pranon kombin malazez dhe as Malin e Zi si shtet të pavarur ka shkruar ai.
Serbia nuk e ka pranuar dot kurrë faktin se Mali i Zi u pavarësua në vitin 2006 me anë të një referendumi për shkëputje. ppr pavarësisht kësaj kishamalazeze nuk u bë autonome dhe mbeti nën Kishën Ortodokse Serbe, që për shumëkënd është një simbol i ndikimit serb.

Çështja e pronësisë së Kishës Ortodokse Serbe ka shkaktuar tensione të shumta gjatë viteve të fundit në Mal të Zi.

Ligji për Liritë fetare, i miratuar në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokrate e Socialistëve e presidentit Gjukanoviç, kërkonte nga Kisha Ortodokse Serbe të dëshmojë për pronat përgjatë viteve të kaluara.

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e gushtit të vitit 2020 e ndryshoi Ligjin duke ia njohur të drejtën e pronës kishës serbe, e cila selinë e ka në Beograd.
Ndërkohë gjatë mbajtjes së ceremonisë fetare të shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe ne Cetinjë i këndian edhe këngë për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Enver Hoxhaj ka shpërndarë një link që tregon se në Manastirin e Cetinjës, i është kënduar rikthimit të ushtrisë serbe në Kosovë.

Hoxhaj ka shkruar se kënga për rikthimin e ushtrisë serbe është bërë nga Rusia dhe interpretuar tani nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi.

“Forcat më të errëta të fashizimit, të udhëhequr nga Kisha Serbe po rikthehen në Mal të Zi!”, ka shkruar Hoxhaj në reagimin e tij në rrjetin social Twitter.

Ndërsa, ish-udhëheqësja e Grupit Negociator, Edita Tahiri ka thënë se Serbia po synon destabilizimin e vendeve fqinje dhe se presidenti Aleksandar Vuçiç po merr pjesë në agjendën hegjemoniste të ndërtuar nga Slobodan Millosheviç. Besohet se askush nuk duhet të ketë dyshime rreth asaj që po ndodh, përveç atyre që propogandojnë lënin pas të së shkuarës, në emër të dashurisë për Vuçiçin.

©Lapsi.al



13 Comments

    1. Ku është lideri global taleban kur duhet?

      Po destabilizohet një shtet kufitar me ne, me minoritetet Shqiptar dhe rrezikon shtetin e dytë Shqiptar në ballkan(Kosovën).

      Aq shumë i bindet projektit të Serbisë së madhe të mbështetur nga SOROSi sa nuk i ka ngel gjë tjetër por ti kërkojë Malit të Zi të anullojë pavarsinë se nuk e sheh dot Vuçiçin aq të tensionuar kur bëjnë orgjitë e përbashkëta me internacionalen sorosiste…..

    2. MBANI MEND MIRE TE GJITH ,JEMI GJINI NJERZORE VIMI NGA I NJEJTI BURIM KRIJIMI ULLZIMI SISTEM FUNKSIONI,DHE KEMI NJE NATYRALITET SEJCILI KERKON TE DREJTEN HAKUN DHE SPRANON PADREJTESI TI BEHET, thotë:

      VINI RE TE GJITH JUVE QE KENI KALUAR CAQET QE ZOTI MALLERISHEM KA VENE,PER GJITH TE DREJTEN HAKUN,KU PER VETEN TE GJITH E DUAM ,DHE PER TJERET DUAM TA MOHOJMENESE NUK E PRANOJME DHE PER TJERET SI PER VETEN ,ATEHERE SEJCILI DO SHPREHIN NATYRALITETIN E VET NE FORMEN ME TE PERSHTATESHME,ASHTU SIC DO TE REAGONIT JUVE NESE JU CENOHEN LIRIT DHE TE DREJTAT,JETEN NA DHA ZOTI JO JUVE TE DREJTEN LIRIT NA I LLA ZOTI JO JUVE ,KUSHDO QE PERPIQET TE HYJNE NE KETE PIKE KUSHDO QOFTE ,AI ESHTE FUTUR ATJE KU ZDEL ME DOT,PA PAGUAR CIMIM HAKIM QE MERITON NDRYSHE VETEM ME PENDIM KTHIM HAKU DHE MARRVESHJE MIRKUPTIMI,,HARRUAN TE GJITH ,QELLIMIN PSE ZOTI NA KRIJOJ HARRUAM OBLIGIMET PERGJEGJSIT ,E JETES,DOMOSDOSHMERIT QE JAN NE FUNKSION TE QARTESISE GJALLERISE ZGJILLJES SHPRESES SIGURIS PAQES SHPETIMIT TONE,HARRUAM ,TE QENDROJME NE NATYRALITET DHE DUAM VETEN ME GJYMTYRE ASHTU SIC E DUAM ME SHPIRT,SEPSE ME SHPIRT E DUAM DHE ME GJYMTYRE PO E SHKATRROJME,DUKE U ANGAZHUAR ATJE KU ZOTI MALLERISHEM NA SHKATRRON NDESHKON,DUKSHEM TASHME PO ULLTOJME GJITH DREJT FUNDIT TE TMERRSHEM PERSHKAK TE MEKATEVE QE PO BEJME MOSPENDIMIT MOS ANGAZHIMIT NE MENDIME FJALE VEPRA SI THOT I MALLI ZOT PER TU BERE NDIHMES DHE PLOTESUES NE DOBI DHE NDJEHEMI GJITH MIRE POR ANGAZHOHEMI KUNDER NJERITJETRIT PER TA MPOSHTUR GRABITUR ZHDUKUR ,NE VAKT SEJCILI DUKE I SHERBYER SHKATRRIMIT DHE ZHDUKJES VET NDESHKIMIT TIJE ATE QE SE KA DESHIRUAR AS DESHIRON ME SHPIRT POR ME GJYMTYRE PO I SHERBEN ,MUNDESIT QE TE MOS NDOLLIN JANE E VERTETA NE LIBER DHE ZHVILLIM DHE MUNGON ME E LEHTA VETEM ANGAZHIMI PER ZBATIM ,LARGOHUNI NGA PADREJTESIJA NGA HIPOKRIZIJA DYFTYRSIJA MOS U PAJTONI ME TE KEQEN QE ZOTI TE MOS NA NDESHKOJNE TE GJITHEVE TE BEHEMI DEMTUES TE VETES KUNDERSHTONI PADREJTESIN NE UNITET QE TU JEPET MUNDESIJA MEKATAREVE TE FRENOHEN KUPTOJNE PENDOHEN OSE NDESHKOHEN NE MENYRE TE MERITUAR ATO QE E MERITOJNE DHE TE PAFAJSHMIT TE BEJNE JETEN E TYRE TE QET,NE PAQE ME ZOTIN E VET NJERZIT E MIRE

  1. Per ne dhe Kosoven ose me mir kombin Shqiptar, e kemi te sigurt okupimin pasi kemi lederin gllobal i cili avash avash po i thot Ruso Serbit e ke gati Shqiperin vetem mua me ler si Esat Pashaj dhe o burra eja me shpejt.

  2. Faktikisht servet nuk mund te jene fashiste.

    Bastardet serve qe jane produkte perdhunimi te avareve, romakeve, osmaneve ( perfshi Shqiptaret), Austriakeve dhe gjernameve nuk mund te jene fashiste sepse fashistet italiane dhe nacional socialistet gjermane servet i konsideronin rrac inferiore dhe po te kishin fituar luften e dyte boterore Serbia nuk do ekzsitonte ne harten e Ballkanit.

    Servet mund te jene nacionaliste po.

    Meqe ra fjala, dua thjesht te shpreh impotencen e Shqiperise si shtet ne kete rast dhe paaftesine ose mungesen e deshires nga Ram drogmeni.

    Ne nuk kemi fare politike te jashtme te pavarur.

    Ne vend qe te shrytezonim ndasite e medha qe ekzistojne ne Mal te Zi mes malazezeve dhe serveve dhe te krijonim nje aleance mes malazezeve dhe Shqiptarrve, pse jo ne te ardhmen duke shporrur servet nga Mali I Zi, ne nuk bejme asgje.

    Thjesht mbajm bythen me dore.

    I kemi gjithe hapsirat diplomatike qe ta fusim serbine ne cark ne Ballkan duke futur edhe Hungarine ne loje.

  3. Loja rama vuçic ka filluar sot mali zi neser kosova me pas bosnja rama kerkon ! mjafton te mbetet gjysma e teritorit te kosoves do ystifikohet bera maksimumin te tjeret s, do merin as prizerenin do thot.

  4. Loja rama vuçic ka filluar sot mali zi neser kosova me pas bosnja rama kerkon ! mjafton te mbetet gjysma e teritorit te kosoves do ystifikohet bera maksimumin te tjeret s, do merin as prizerenin do thot.

  5. Fajin e ka Romsi, ai i fryn zjarrit serb per tregtitet e tija te pista e monopoliste.

    I vdiq fermeret Shqiptar ne borxhe dhe genjeshtra.

    Tani dashni e modhe me Serbet, tamom si nona komuniste 1946-1949 pasi i hengrem miellin dhe buken filluam ti shanim sic e kemi zakonm si kur**t me i fjal.

    Loje e piset aspikaralloi tregti, loj me mashtru frroq qupin e shpetim nazarkat me shoke. Dashni utopike e perhershem me serbet prej komunisteve.

    1. Profeti yn do i kthehet Aber Veliaj ti kontrolloj atij territorin me dron, qe populli mos ngrej barrikada si malazeste.

  6. Kisha serbe , në parim, nuk dallon fare nga ISIS. Që të dyja janë vrastare dhe me gjak.
    Nxisin dhunën dhe vrasjet në emër të fesë!!!!!!!!
    E çuditshme kjo.
    Kjo është Serbomutia e vërtet.
    Ne, vetëm të bashkuar mund t’i zmbrapsin shkijet. Po po shkijet, ata janë shkja, shka, shkavell….apo si Mustafa Nano – MUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *