• |
ide | kryesore

Policia arreston shtatë persona në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit kanë ndaluar shtetasin në kërkim Flamur Lika, 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”.

Gjithashtu uniformat blu ndaluan shtetasin tjetër në kërkim me iniciale B. H (30 vjeç), pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Forcat “Shigjetat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin e shtetasit M. Gj., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Në pranga përfundon edhe një 33-vjeçar me iniciale E.K për shkak se akuzohet për përndjekje të një shtetase të mitur.

“U arrestuan edhe 3 shtetas të tjerë për shkak se drejtonin mjetet përkatëse në gjendje të dehur, bëhet fjalë për shtetasit me iniciale T. P., 32 vjeç, A. S., 43 vjeç dhe N. S., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”, vijon njoftimin policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *