• |
ide | kryesore

Polumbarë nga Tirana gjejnë trupin e peshkatarit të mbytur në liqenin e Prespës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Polumbarë nga Tirana kanë gjetur në liqenin e Prespës trupin e peshkatarit që u mbytur këtë mëngjes.

Pali Kolefski, kryetari i bashkisë Pustec ka folur për ngjarjen e mbytjes së peshkatarit. Ai shtoi për mediat, se ishte vëllai i të zhdukurit personi që e kishte parë për herë të fundit.

“Njerëzit kanë qenë duke peshkuar dhe njëra nga varkat është përmbysur. Kanë qenë 3 persona dhe personi i fundit që e ka parë ka qenë i vëllai” – tha Kolefski.

Stavri Vasilovski, ishte gjithashtu punonjës mirëmbatje në Bashkinë e Pustecit, i cili kishte dalë që në mëngjes për të gjuajtur peshk, por si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *