• |
ide | kryesore

Princ Harry dhe Princ William drejt pajtimit, shkak mbretëresha Elizabeth

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar se Mbretëresha Elizabeth është  e shqetësuar për problemet midis Princ William dhe Princ Harry .

 Një burim i afërt ka treguar për “Closer Weekly” se Mbretëresha është përpjekur të pajtojë Harry-n me William dhe të bisedojë dhe me babanë e tyre , Princin Charles.“Elizabeth i kërkoi Harryt ta thërriste përmes Zoom për bisedime paqeje ndërsa Charles është në Skoci dhe ofroi të ishte një ndërmjetëse.Është dashur njëfarë bindjeje, por ata kanë rënë dakord me të, sepse ata të dy e duan dhe e respektojnë mbretëreshën”, u shpreh burimi. Princ Harry u tërhoq nga detyrat mbretërore vitin e kaluar dhe u zhvendos me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëdhënia me familjen mbretërore u përkeqësua kur Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle  zhvilluan një intervistë me Oprah Winfrey dhe akuzuan familjen mbretërore për racizëm. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *