• |
ide | kryesore

“Proteston shumë te arbitrat”: lojtarët e Tottenham të pakënaqur nga prezenca e Paratici në pankinë

-Instant, Sport



Pavarësisht një fillimi sezoni të nivelit të lartë, tri fitore nga tre të mundshme në Premier League dhe kualifikimi për grupet e Conference League, disa probleme në shtëpinë e Tottenham janë, që përfshijnë edhe drejtorin Fabio Paratici. Sipas The Sun, disa lojtarë janë të pakënaqur me praninë e italianit dhe bashkëpunëtorëve të tij në pankinë gjatë ndeshjeve në shtëpi: ata nuk ndihen të lirë të flasin dhe besojnë se protestat ndaj gjyqtarëve janë të tepërta.

Një burim brenda klubit shpjegoi për të përditshmen angleze: “Lojtarët thjesht nuk e pëlqejnë këtë gjë. Zëvendësuesve në stol nuk u pëlqen kur drejtuesit qëndrojnë aty në këmbë duke i bërtitur arbitrave ose ekipit dhe ata nuk ndihen të lirë për të folur me njëri-tjetrin”.

Siç raportohet nga The Sun, lojtarët e Spurs duhet të kenë të paktën edhe një muaj tjetër durim: Paratici, ashtu si edhe drejtori i përfaqësimeve teknike Hitchen, është i detyruar për shkak të rregullave anti-Covid të ulet në stol së bashku me rezervat dhe stafin teknik në mënyrë që grupi i ekipit të mbetet i gjithi në të njëjtën zonë.

Duke filluar nga tetori, Premier League shpreson, nëse shifrat e pandemisë e lejojnë, të ndryshojë rregulloren në mënyrë që drejtuesit të kthehen në tribuna.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *