• |
ide | kryesore

Stuhia që pritet të godasë Shqipërinë gjatë natës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në orët në vijim në një pjesë të territorit të Shqipërisë pritet që të ketë përkeqësim të kushteve atmosferike të motit. Shërbimi Meteorologjik grek ka publikuar hartën me zonat që pritet që të goditen nga moti i keq.

Mbi vendin tonë kushtet e paqëndrueshme më së shumti do të përfshijnë zonën e Shqipërisë së mesme në orët e mbrëmjes në zonat malore, por gjatë natës do të ketë ulje të intensitetit. Për shkak të pluhurit të akumuluar nga retë gjatë kalimit në Sahara pritet që reshtjet të shoqërohen edhe me fenomene si shiu me baltë.

Stuhitë do të jenë të izoluara, të shoqëruara me një erë të lehtë. Të njëjtat kushte atmosferike do të karakterizojnë edhe fillimin e javës që vjen, të paktën deri në mesjavë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *