• |
ide | kryesore

Video/ Muriqi shtang Greqinë në shtesë: Polonia ‘tërmet’ 7 ballë në San Marino

-Instant, Sport, Video



Rezultati i dytë pozitiv radhazi për Kosovën në kualifikueset drejt Botërorit 2022. Pas fitores 0-1 ndaj Gjeorgjisë në transfertë, dardanët kanë rrëmbyer edhe një barazim 1-1 në shtesë kundër Greqisë, që mbetet me 3 pikë në tre ndeshje, pa e provuar shijen e fitores ende në Grupin B.

Avantazhit të helenëve në fundin e pjesën e parë, pikërisht në të dytën shtesë, me Douvikas, Vedat Muriqi i përgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke barazuar në minutën e dytë shtesë të pjesë së dytë e duke cuar në delir stadiumin Fadil Vokrri. Rikthimi në dispozicion të Chalandes i yllit të skuadrës Milot Rashica, i cili mungoi në sfidën e parë me Gjeorgjinë për shkak të rregullave anti-covid që parashikon Premier Liga, i kishte dhënë tjetër ritëm Kosovës, që tani me katër pikë në katër ndeshje pozicionohet e treta pas Spanjës e Suedisë.

Në Grupin I ku bën pjesë Shqipëria, rikthehet në vendin e dytë Polonia, që shkakton tërmet në San Marino, duke i shkatërruar vendasit 1-7. Leëandoëski udhëhoqi skuadrën e Paolo Sousas, por trigolëshi i Buksa në pjesën e dytë i dha përmasa fitores. Tani Polonia ka 10 pikë, një mbi Shqipërinë e tre mbi Hungarinë, që u mposht 1-0 në Elbasan Arena nga kuqezinjtë.

Fitore me goleadë për Gjermaninë e Flick, që shpartallon Armeninë 6-0, ndërsa Italia e Mançinit futet zyrtarisht në historinë e futbollit botëror, duke thyer një rekord mjaft të rëndësishëm. Me barazimin ndaj Zvicrës, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, të kaltrit e Roberto Mançinit, kanë regjistruar ndeshjen e 36 radhazi pa humbje duke parakaluar Brazilin dhe Spanjën. Tashmë italianët janë kombëtarja e vetme në botë, që nuk njohin humbje në plot 36 ndeshje radhazi. Kampionët në fuqi të Europës, do të tentojnë ta thellojnë akoma më shumë këtë rekord të ri të vendosur mbrëmjen e sotme.

WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP B
Kosovo 1 – 1 Greece
Spain 4 – 0 Georgia
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP C
Bulgaria 1 – 0 Lithuania
Switzerland 0 – 0 Italy
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP E
Belarus 2 – 3 Wales
Belgium 3 – 0 Czech Republic
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP I
Albania 1 – 0 Hungary
England 4 – 0 Andorra
San Marino 1 – 7 Poland
WORLD CUP – UEFA QUALIFICATION: 1ST ROUND: GROUP J
Iceland 2 – 2 North Macedonia
Germany 6 – 0 Armenia
Romania 2 – 0 Liechtenstein



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *