• |
ide | kryesore

Vrasja në Tropojë/ Viktima dhunoi nënën dhe djalin e autorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në fshatin Çermë të Bajram Currit. Në fillim u tha nga burimet se viktima i ka rrahur djalin autorit Altin Ismajlisufi, pastaj ky i fundit mori armën dhe e qëlloi për vdekje.

Dyshohet se viktima, Isat Gocaj, kishte dhunuar edhe nënën e autorit, tashmë të arrestuar, Altin Ismajlisufi. Viktima kishte shkuar në banesën e zjarrfikësit Altin Ismajlisufaj, ku fillimisht është përballur me nënën e tij, të cilën e ka shtyrë me dhunë në tentativë për të hyrë brenda banesës.

Pasi ka dalë në oborr dhe ka parë nënën të shtrirë në tokë, zjarrfikësi Astrit Ismajlisufaj i ka kërkuar Gocit që të largohet, por ky i fundit vijonte të kërkonte llogari për sherrin e nisur më herët ku i kishte dhunuar edhe djalin.

Në konflikt e sipër, Altin Ismajlisufaj ka nxjerrë armën pistoletë duke e plagosur në këmbë 50-vjeçarin. Fatkeqësisht Goci nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës së marrë dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Autori i vrasjes është vetëdorëzuar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe armën e krimit.

Isat Goci
Viktima Isat Gocaj



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *