• |
ide | kryesore

Aksident në Berat, 3 të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat – Skrapar në fshatin Hoxhaj, pasditen e sotme (6 shtator) ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Mjeti tip “Golf 5” me drejtues Xhulio Katillari ishte duke lëvizur në drejtim të Beratit, ka humbur kontrollin në kthesë dhe është përplasur me mjetin tip “Seat” që po shkonte drejt Skraparit me drejtues mjeti një shtetas italian, Guido Sivori. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë të tre të afërmit e Xhulio Katillarit, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur blutë e rrugores për të zbardhur shkaqet e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *