• |
ide | kryesore

Arrestohet punonjësi i Gardës, transportonte emigrantë të paligjshëm

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka arrestuar 2 shtetas, njëri prej të cilëve me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, pasi u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, mjetin tip “Chevrolet”, me drejtues shtetasin D. K. punonjës i Gardës dhe pasagjer shtetasin A. M., me të cilin këta shtetas po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po ashtu është shpallur në kërkim edhe 1 shtetas tjetër, i cili transportonte 40 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.



1 Comment

  1. Ska faj , ate rroga ka i shkreti . palloshi shton numrin e punonjesve per vota por kurre rrogat . 8 vjet ne pushtet zero ngritje rroge .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *