• |
ide | kryesore

Berisha: Gabimi që u bë me deklaratën e Godoles në RD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në Euronews Albania deklaratën e sekretares për ish-të përndjekurit Jonila Godole se PD duhej të distancohej nga ai siç bëri CDU me Helmut Kohl.

“Nuk cilësoj deklaratën gabim. Gabim është heqja e deklaratës. Nuk jam për censurë. Unë kam luftuar kundër censurës. Deklarata kishte një moment… kur bën një deklaratë duhet të jesh i vërtetë. Helmut Kohl që unë kam adhuruar më shumë në kohën e pasluftës.

Ai është kancelari më i madh i Gjermanisë pasi bashkoi vendin. Atij iu gjet një llogari e fshehtë. Nëse Berishës i gjendet një llogari e fshehtë unë pranoj çdo gjë. Të krahasosh cdo gjë në rrafshin substancial nuk mund ta pranoj.

Ish-kryeministri Sali Berisha vlerëson si “qëndrimin që duhej mbajtur” qëndrimin e PD-së në raport me çështjen e tij kundër departamentit të shtetit amerikan që e ka shpallur atë “non grata”.

Në një intervistë me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, Berisha tha se PD ka kërkuar transparencë në raport me akuzat që i janë ngritur atij në argumentimin që DASH ka bërë në shpalljen “non grata”.

“Mendoj se PD ka mbajtur qëndrimin që duhej të mbahej, ka kërkuar transparencë, që PD të konsolidojë apo të marrë qëndrim ndaj një personi, apo Sali Berishës, PD duhet të ketë fakte, dokumente dhe prova, jashtë tyre, PD qëndrim tjetër nuk mund të mbajë,” – u shpreh Berisha.

“Nëse PD do të gjendej para provave, fakteve, dokumenteve për ç’ka Sali Berisha është akuzuar, PD do të bënte gabim historik nëse nuk merrte vendim për përjashtimin e tij nga partia,” – tha Berisha duke theksuar se partia e tij po bën detyrën kur kërkon prova përpara se të mbajë qëndrim. /LAPSI.al

 



2 Comments

  1. Në ka censuruar sipas teje kur ai dhe kur ishte krim e kishte pjesën më të madhe të shtypit kundra siç është dhe tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *