• |
ide | kryesore

Boksier, para se të ishte aktor e ortak i PSG: edhe sporti përlotet për humbjen e Jean-Paul Belmondo

-Instant, Sport



Franca dhe e gjithë bota lotojnë për ndarjen nga jeta të Jean-Paul Belmondo, një nga aktorët simbolikë të Nouvelle Vague. Bebel, siç e kishte nofkën, ishte gjithashtu një dashamirës i madh i sportit. Në vitet 1960, para se t’i dedikohej aktrimit, ai filloi një karrierë si boksier. Në vitet 1970 ai u bë ortak i PSG-së së porsakrijuar dhe gjithashtu mbajti për pak kohë rolin e zv/presidentit.

Belmondo i detyrohet pikërisht boksimit hundën e tij të shtypur, një tipar karakteristik i pangatërrueshëm në karrierën e tij legjendare të aktrimit, që e ka parë atë të angazhuar më së shumti në rolet e një keqbërësi ose një polici simpatik dhe me zemër të mirë.

Përvoja e tij e shkurtër në botën e futbollit daton në fillim të viteve 1970, kur PSG lindi nga bashkimi i C.A. Paris dhe Racing Club. Aktori u bashkua si ortak së bashku me miqtë e tij të atëhershëm Daniel Hechter, Francesco Borelli dhe Jacky Bloch, por u largua pas një kohe të shkurtër për shkak të papajtueshmërisë me angazhimet e tij në botën e kinemasë, duke mbetur gjithmonë një tifoz i madh i parizienëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *