• |
ide | kryesore

Çekiçi zbulon cfarë i tha Reja skuadrës në pushim të ndeshjes me Hungarinë

-Instant, F1, Sport, Video



20 minuta në fitoren historike kundër Hungarisë, në stadiumin “Elbasan Arena”, janë një motivim i mirë për Endri Çekiçin, edhe pse pogradecari shpreson për më shumë. Kundër hungarezëve skuadra tregoi një nivel të mirë loje, në të dy fazat, duke lënë pas kujtimet e pakëndshme të Polonisë. “Në pjesën e parë kemi bërë ndeshje të mirë edhe me Poloninë. Në pushim të ndeshjes dje, trajneri na tha që mos bënim të njëjtat gabime se mund të na përsëriteshin të njëjtat si në Poloni. Besoj se kemi një grup me lojtarë të talentuar, besoj se në vitet e ardhshme do kemi ekip kompetitiv jo vetëm në rajon por edhe në botë” tha Çekiçi.

Sigurisht, pogradecari kërkon më shumë hapësirë dhe nuk e fsheh objektivin e tij në konferencën për shtyp, para sfidës me San Marinon: “Natyrisht që çdo lojtar do të luaj, e rëndësishme është që të jesh pjesë e grupit, vjen gradualisht, edhe nëse nuk luaj do bëj maksimumin. Vij këtu për fanellën. Nuk na vendos në trysni kundërshtari sepse e dimë çfarë cilësish kemi, besojmë te lojtarët dhe mund të arrijmë vendin e dytë në grup. Ka shumë lojtarë të rinj dhe këtu do e shohim njëri-tjetrin për shumë vite. Në ndeshjet në vazhdim hap pas hapi loja do vijë duke u përmirësuar”, përfundoi ai.

https://youtu.be/uDoXz0tYVv4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *