• |
ide | kryesore

Deklarata e bujshme e kancelarit të Gjermanisë: Jemi kthyer në kavie për vaksinat anti-Covid

-Instant, Lajme, Planet

Gjermania po i afrohet zgjedhjeve të përgjithshme dhe fushata është nxehur.


Teksa qeveria federale po nxit qytetarët që të vaksinohen sa më shumë kundër koronavirusit, zëvendëskancelari Olaf Scholz ka bërë një koment të bujshëm.


Scholz është kandidat për kancelar i Socialdemokratëve dhe ka gjasa të mira pasi fushata e tij ka njohur vetëm rritje. Por gjatë një interviste radiofonike, ai tha se gjermanët po përdoren si kavie për vaksinat.

“50 milionë janë vaksinuar deri më tani dy herë. Ne të gjithë ishim kaviet për ata që kanë pritur deri më tani. Prandaj po e them si një prej atyre 50 milionëve, që gjërat kanë shkuar mirë. Prandaj merrni pjesë”, tha ai.

Komenti i tij nuk është pritur mirë jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe brenda partisë së tij.

Deklaratat e Scholz vijnë në kohën kur ekziston skepticizëm ndaj vaksinës anti-Covid. Disa vende kanë nisur vaksinimin e personave për herë të tretë, kurse Izraeli si vend pararojë thotë se mund të nisë edhe vaksinimin për herë të katërt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu