Rrjetet sociale janë terreni i preferuar i futbollistëve, por pak nga pak edhe i teknikëve, që pavarësisht se shpesh vijnë nga një ose më shumë breza të mëparshëm, po mësojnë t’i përdorin ato. Por ndonjëherë situata del jashtë kontrollit, edhe për shkaqe të tjera që nuk kanë lidhje me gabime teknike, sidomos kur vendosin të postojnë në profilin e tyre në Twitter … një video të Derrkuces Pepa.
NIPËRIT – Fajtori është Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës. Në të vërtetë, për të qenë të saktë, nipërit e mbesat e tij. Në fakt, MundoDeportivo shpjegon se, në llogarinë e trajnerit holandez, është shfaqur një video e filmit vizatimor të famshëm për fëmijë. E cila u fshi menjëherë, por që mbeti në internet mjaft gjatë sa për t’u bërë një temë debati në rrjetin social. Në këtë pikë, vetë Koeman shpjegoi misterin, duke postuar një fotografi me nipërit dhe mbesat e tij: “Ndonjëherë të vegjlit në familje duan të dëgjohen duke përdorur llogarinë e gjyshit të tyre.” Me pak fjalë, hollandezi u besoi një pajisje fëmijëve që t’u tregonte filmat vizatimorë dhe të vegjlit e shtëpisë u futën në telashe duke shtypur disa butona që duhej t’i shmangnin.
Sometimes the little ones of the family want to make themselves heard via granddad’s social media account ??? #grandchildren #peppapig pic.twitter.com/JoasgDQd2h
— Ronald Koeman (@RonaldKoeman) September 5, 2021
KOMENTET – Tifozët e Barçës, megjithatë, nuk e lanë atë ta kalonte lehtë. Paraqitjet e ekipit, të kombinuara me lamtumirën e Messit dhe një situatë jo shumë pozitive ekonomike për klubin, kanë krijuar një atmosferë të komplikuar rreth trajnerit. Dhe komentet e nxitura nuk munguan: “Setien mendonte për lopët e tij më shumë se ekipin, Pique mendon për Tëitch më shumë se ekipin, Koeman mendon për Derruken Pepa më shumë se ekipin”, shpjegon një përdorues. Dhe ka nga ata që bëjnë një krahasim të rëndë: “Guardiola thoshte ‘le të shohim Gladiatorin për të na motivuar të fitojmë Sextete’. Koeman thotë ‘le të shohim një orë Derrkucen Pepa për të na motivuar për ndeshjen e Copa del Rey kundër Albacete'”, thotë dikush tjetër.
-Setien más atento de sus vacas que del equipo
-Pique, más atento de Twitch que del equipo
-Koeman más atento de Peppa Pig que del equipoBarça, mes que un club pic.twitter.com/cStoLISZ9l
— Gravesen (@GravesenRM) September 5, 2021