• |
ide | kryesore

FIFA nis hetimin për Brazil-Argjentinë: 4 argjentinas akuzohen për “falsitet ideologjik”

-Instant, Sport



FIFA ka filluar një hetim mbi ngjarjet e Brazil-Argjentinë, me raportet e para tashmë të shqyrtuara nga organet e saj disiplinore. FIFA-s, nënvizohet në një shënim, “i vjen keq për skenat që i paraprinë pezullimit të ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës për kualifikueset e Conmebol për Kupën e Botës 2022, që pengoi miliona tifozë të shijojnë një ndeshje mes dy prej kombëtareve më të rëndësishme të futbollit në botë”. “Raportet e para zyrtare të ndeshjes janë dërguar” në FIFA dhe “ky informacion do të analizohet nga organet disiplinore kompetente dhe një vendim do të merret në kohën e duhur”.

KATËR LOJTARËT ARGJENTINAS PO HETOHEN

Katër lojtarët argjentinas që nuk respektuan karantinën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit po hetohen nga policia federale braziliane për flasitet ideologjik: kjo u njoftua nga GloboNeës, sipas së cilës hetimi kundër Emiliano Martinez, Emiliano Buendia, Cristian Romero dhe Giovani Lo Celso është hapur dje. Të katër do të hetohen gjithashtu për mosrespektimin e rregullave shëndetësore. Policia theksoi se lojtarët dhe stafi teknik i kombëtares argjentinase e dinin se nuk mund të dilnin në fushë dje kundër Brazilit, në ndeshjen e pezulluar pas 5 minutash lojë.

FEDERATA BRAZILIANE: “TË HABITUR NGA MËNYRA”

“CBF respekton protokollet shëndetësore në tërësinë e saj, por u befasua nga veprimi i ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Mbikëqyrjes së Shëndetit sepse mund të kishte ushtruar aktivitetin e saj në një mënyrë shumë më të përshtatshme dhe ditë para ndeshjes. CBF thekson se askush nuk ndërhyri mbi protokollin shëndetësor të krijuar nga autoritetet braziliane për hyrjen e njerëzve në vend. CBF rithekson zhgënjimin e saj për ngjarjet dhe pret vendimin e CONMEBOL dhe FIFA mbi ndeshjen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *