• |
ide | kryesore

Grusht shteti në Guine: Maroku largohet nga vendi pas orësh paniku në hotel

-Instant, Sport



Ekipi kombëtar i futbollit të Marokut, që kishte mbetur i bllokuar në një hotel në Conakry gjatë grushtit të shtetit, arriti të largohej nga Guinea në orët e vona të mbrëmjes. Maroku do të përballej nesër me Guinenë në kualifikuesen për Kupën e Botës 2022. Një zyrtar i Federatës së Futbollit të Marokut, Mohamed Makrouf, i tha AFP se lojtarët “kanë hipur në një aeroplan dhe po kthehen në Marok”. Në një deklaratë, FIFA deklaroi se ndeshja do të shtyhet “për të siguruar sigurinë e të gjithë lojtarëve dhe për të mbrojtur të gjithë zyrtarët e ndeshjes”.

Në fillim u mendua se të luhej ndeshja në Marok, duke këmbyer ndeshjet në shtëpi me atë në transfertë do të mbrohej kalendari, por situata në Guinea është më delikate nga sa pritej.

Nëse kombëtarja marokene, ku luan Achraff Hakimi, arriti të largohej nga Guinea në mbrëmje, të bllokuar në hotel janë ende ata të përfaqësueses vendase. Ndër ta edhe Amadou Diaëara, që ka mbetur peng i grushtit të shtetit të orëve të fundit, që përmbysi qeverinë e i dha fuqinë forcave ushtarake: mesfushori i Romës, bashkë më shokët e kombëtares është i izoluar në hotel. Lojtarët guineanë tani preësin që situata në aeroport të zhbllokohet për të mundur të marrin fluturimin e parë të mundshëm e të largohen nga vendi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *