• |
ide | kryesore

Mark Marku: Berisha duhet të kishte lënë politikën në 2013-ën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mark Marku foli gjatë një interviste në emisionin “Opinion” lidhur me vendimin e DASH për të shpallur non grata ish-Kryeministrin Berisha. Ndërsa u shpreh se lufta ndaj korrupsionit duhet të nisë nga eksponentë që janë në qeveri dhe jo në opozitë, Marku u shpreh gjithashtu se në këndvështrimin e tij Sali Berisha duhej të ishte larguar nga politika dhe ta kishte ndërprerë karrierën që në vitin 2013.

“Sali Berisha në 2013 duhej të ishte larguar. Nuk duhej të kishte qëndruar. Po them sikur të isha unë. Cikli normal i politikave në demokraci është 8 – 8, pra 8 vite në opozitë dhe 8 vite në qeveri. Edhe të ikin. Berisha ka qenë në opozitë, ka ardhur në pushtet e ka dyfish këtë aktivitet politik, ka kaluar prapë në opozitë, ka kaluar prapë në pushtet.

Dha dorëheqjen! Meritë e madhe që bëri zgjedhje, nuk i prishi zgjedhjet, iku vetë. Duhej ta kishte ndërprerë karrierën. Duke mos e ndërprerë ka krijuar një lloj mbivendosje të roleve. Një lider historik që ka peshën në parti dhe duke qenë aty elektrizon dhe një lider tjetër, po themi formal. Kjo mbivendosje e lidershipit është një nga arsyet pse PD nuk ka ardhur në pushtet”, – tha Marku.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha në këtë situatë, Marku tha: “Unë kam propozuar një formulë që Berisha ngrin marrëdhëniet me PD, nuk i jep kosto PD, vazhdon betejën e vet dhe në momentin që zgjidhet çështja merr një drejtim tjetër. Por Basha e ka shumë vështirë sepse si lider të PD e ka promovuar Sali Berisha. E ka vendim shumë të vështirë nga pikëpamja morale, etike” – tha Marku. /LAPSI.al



3 Comments

  1. Kosto PD nuk i jep Berisha, por mefshtësia, squllja dhe pavendosmëria e Lulzim Bashës.
    Edhe ti Mark hyrje në PD, U LARGOVE, HYRE PRAPË, e prapë u largove, natyrisht për ty ka qenë stres qëndrimi në një parti ku të gjithë i bëjnë servilizmi kryetarit, gjë që e ke ditur e megjithatë u riktheve, por asgjë nuk kishte ndryshuar nga hera e parë kur ishe në PD. Dorëheqja jote pa hyrë në parlament tregon se në PD gjërat janë përkeqësuar pas largimit të Berishës, prakostot PD nuk ja jep Berisha, por Basha dhe rilindasit demokratë.

  2. Berisha sot është një element i shëmtuar dhe më i diskretituar në të gjithë historinë e politikës shqiptare. Ai ndërtoi shtetin me element kriminal, ka ndërtuar familje kriminale dhe ka minuar demokracinë dhe këtë i ka thënë SHBA. Nëse ai do të shkojë në parlament, atëherë Basha është i zënë rob në kutinë e Berishës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *