• |
ide | kryesore

Masat e reja anti-Covid/ Radhë kilometrike për të hyrë në Shqipëri nga Kosova

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Radhë kilometrike janë krijuar në thellësi të territorit të Kosovës nga automjete të vogla, autobuzë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë që presin për të hyrë në vendin tonë përmes Doganës së Morinit, pasi që sot Shqipëria ka nisur zbatimin e masave anti-Covid në pikë kalimet kufitare, kurse Kosova që prej 31 gushtit.

Pala shqiptare po punon me të gjitha kapacitet e sportelet e hapura por fluksi është tepër i madh.

Qytetarët e Kosovës të mërzitur nga pritjet e gjata kanë dalë nga autobuzët, ata thonë se janë të vaksinuar, kanë testet ndaj dhe krijimi i radhëve nuk është normal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *